Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se bashkë me shtetet e QUINT-it janë duke analizuar situatën që ndodhi javën e kaluar në Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) e ku u shkarkua Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokruorit të Shtetit, Besim Kelmendi dhe në bazë të analizave edhe do të reagohet nga sic e quan ajo tentim shkarkimin, raporton Ekonomia Online.
Osmani ka shprehur edhe shqetësimin në lidhje me deklaratat e disa anëtarëve të KPK-së të cilët në konferencën për media patën thënë se ndihen të pasigurtë dhe kishin ftuar Policinë e Kosovës për t’i siguruar, dhe po në të njëjtën ditë kishin bërë thirrje edhe Agjencisë se Kosovës për Inteligjencë për të parë se çka është duke ndodhur brenda KPK-së.
“Jemi duke analizuar procesin nga aspekti ligjor, dhe si presidente jam në bashkëpunim dhe koordinim me shtetet e QUINT me këto zhvillime jashtëzakonisht serioze. Një çështje e cila është shumë shqetësuese është që pesë anëtarë të KPK kanë deklaruar se nuk ndihen të sigurtë dhe kanë kërkuar mbrojtje nga institucionet e sigurisë në vend dhe si presidentet jam marrë me këtë me qeverinë sepse është e pafalshme që 26 vjet pas luftës ne të kemi anëtarë të KPK, qofshin ata prokurorë apo jo prokurorë që nuk ndihen të sigurt dhe të kërcënuar. Është me rëndësi që ata të ndihen ë sigurt dhe të mund të shprehin mendimet e tyre, pavarësisht se cilat janë. Sistemi i drejtësisë në vend ju e dini që është ballafaquar me sfida sa i përket profesionalizmit, integritet, pavarësisë dhe paanshmërisë dhe është me rëndësi që deklaratat e mia mos të shihen si ndonjë ndërhyrje sepse asnjëherë skam ndërhyrë në sistemin e drejtësisë që t’i lemë vend edhe analizës së përbashkët që kemi me partnerët tanë rreth tentim shkarkimit…jemi në proces dhe shumë shpejtë do të kemi deklaratë të plotë”, tha Osmani.
Më 20 nëntor, pesë anëtarë të KPK-së u miratua propozimin për shkarkim nga detyra e Ushtruesit të Kryeprokurorit, Besim Kelmendit.
Anëtarët e Këshillit kanë vendosur që Ushtures Detyre i Kryeprokurorit të caktohet prokurori Agron Çalaj.