Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë tha se vendimi i autoriteteve lokale në Mitrovicë të Veriut për largimit e institucioneve serbe nga ndërtesa komunale në Lagjen e Boshnjakëve nuk është marrë në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare, e as në përputhje me kërkesat e saj për mosndërmarrjen e veprime që mund ta përshkallëzojnë gjendjen.
“Ne vlerësojmë se këto veprime, të cilat nuk janë bashkërenduar me bashkësinë ndërkombëtare, janë në kundërshtim me kërkesat tona për shmangien e veprimeve të cilat mund t’i përshkallëzojnë tensionet, apo mund të perceptohen si përshkallëzuese”.
Edhe BE shprehë shqetësimin për këtë vendim të fundit nga ana e komunës që udhëhiqet nga Erden Atiq, i cili e ka arsyetuar atë me “disa punime të parashikuara që komuna do t’i kryejë në objekte të caktuara komunale”. Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano, ka thënë se ky vendim i fundit është implikim i situatës aktuale në veri.
“Jemi të shqetësuar për implikimet në situatën e sigurisë të vendimeve të fundit të marra nga administrata e komunës së Mitrovicës Veriore për shfrytëzimin e hapësirave dhe ndërtesave publike dhe komunale, të cilat, ndër të tjera, kërkojnë nga subjektet e drejtuara nga Serbia të lirojnë objektet e tyre, nëse ata s’e sigurojnë dokumentacionin e kërkuar brenda një afati të shkurtër. Ky vendim bie ndesh me përpjekjet e vazhdueshme për të de-përshkallëzuar tensionet mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Stano.
Por, Fatir Berzati, drejtor i inspektoratit në komunën e Mitrovicës së veriut, thotë se largimi i institucioneve serbe nga ndërtesa komunale, është çështje e autoriteteve lokale. Sipas tij, në këtë rast nuk është i nevojshëm koordinimi me nivelin qendror.
“Kjo është ceshtje lokale, është pronë lokale nuk kemi pse të koordinihemi për këtë ceshtje sepse është cështje lokale. Komuna është në nivelin lokal, domethënë ne vetëm i ndihmojmë qytetarët, me i siguru kushtet sa më të volitshme, dmth me i liru hapsirat, trutuaret. Kjo është pronë e komunës, ne i kemi kerkuar letrat atyre, ata nuk i kanë pasur, ata duhet ta lirojnë. Kjo cështje nuk mund të prezantohet si cështje politike se nuk është e tillë. Keta dalin me deklarata skandalozs tentojne me tregu qe janë viktima por nuk ka këtu elemente të tilla. Ne këtu kemi probelme reale.”
Analisti Branilav Krstiq, e cilëson të duhur vendimin për largimin e inistucioneve serbe nga ndërtesa komunale. Sipas tij, deklaratat e Listës Serbe pas këtij vendimi, kanë për qëllim destabilizimin e situatës.
“Lista serbe, udheheqesit dhe kreu i atij subjekti monstruoz, politik nuk e kanë menduar si duhet dhe në kohë. Dmth nese e dimë se keni prona të ushtrisë së Serbisë e cila e ka kalu si prona e komunës e Mitrovicës veriore, pse nuk është berë një kontratë Për qiranë, normale me rregullat ligjore në shtetin e Kosovës. Jo, sepse ata kanë qenë shume të zënë me plaqkitjet dhe ne atë mënyrë me tradhtu interesat e nënshtetasve të veriut, kosovarëve me nacionalitet serb. Ne i kemi deklaratat nga ana e Beogradit zyrtar që janë që forcat janë më te forta se e drejta dhe marrëveshjet. Në qofse i analizojme gjerat, më duket qe edhe shteti ynë nuk ka pritur kur formohet Asociacioni, një lloj vetëmenxhimi për serbët në vendin e Kosovës, dhe krejt ata institucionet paralele do të ketë brenda Asociacionin. Por ne e dimë që nga na e administratës amerikane dhe Brukselit zyrtar na vijnë mesazhet që është peridha për deeskalim te situatës.”
Në ndërtesën e kontestuar janë të vendosura katër institucione që financohen nga Qeveria e Serbisë: Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Qendra për Punë Sociale nga Vushtrria dhe Qarku Administrativ i Mitrovicës së Kosovës.