Vendimi i Stacionit të Autobusëve në Prishtinë për lirim nga pagesa e peronëve për operatorët e linjave ndërurbane do të jetë në fuqi vetëm deri me 1 qershor.
Këtë e ka konfirmuar në një intervistë për Ekonomia Online, drejtori i Stacionit të Autobusëve Luan Hoti.
Sipas tij, me lirimin e masave që ishin vendosur me rastin e pandemisë, vendimi për lirimin e pagesës së peronit do të shfuqizohet.
“Me qëllim të solidirizimit kemi vendosur që autotransportuesit t’i lirojmë nga pagesa e peronit. Edhe pse ky shërbim është e hyrë kryesore për ndërmarrjen tonë jemi munduar që sadopak t’iu vijmë në ndihmë autotransportuesve”.
“Ky vendim është vendim i përkoshëm, do të jetë në fuqi deri më 1 qershor apo deri në vendimin tjetër për lehtësimin e masave që pritet të merren ditët në vazhdim”, tha ai.
Hoti më tej ka shtuar se presin një tjetër subvencion nga Komuna e Prishtinës në mënyrë që të mbulohen shpenzimet, raporton EO.
“Siç e dini edhe ju nga data 13 mars, ndërmarrja jonë nuk ka kryer asnjë të hyrë dhe peronizimi është e hyrë kryesore e jona por fatmirësisht kemi pas përkrahje nga Komuna e Prishtinës të cilët kanë ndarë një pako prej 80 mijë euro që i kemi kryer pagat dhe shpenzimet administrative”.
“Besoj se edhe këtë muaj do të kemi një përkrahje nga komuna që të mbulohen shpenzimet e muajit maj”, tha ai.
LEXONI EDHE: