Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, do të mbaj nesër konferencë për media me përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK).
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Zyra e Kryeministrit.
“ Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti bashkë me përfaqësuesit e SBASHK-ut, mban konferencë për media”, thuhet në njoftim.
Tema e kësaj konference ka mundësi që të jetë ndarja e shtesave për punëtorët e arsimit pas kërkesës së bërë nga SBAShK-u.
Në ndërkohë dje Hoti është takuar me sindikalistin e arsimit, Rrahman Jasharaj të cilit i ka premtuar se do të angazhohet për ndarjen e shtesave edhe për punëtorët arsimor.