Vendlindja e pret me sharki Sejdi Hoxhën

Prishtinë | 30 Jan 2021 | 22:35 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i PDK-së për deputet, Sejdi Hoxha, së bashku me kandidatët e tjerë të kësaj partie nga Drenasi, kanë zhvilluar sonte një takim elektoral në fshatin Damanek, që është dhe vendlindja e Hoxhës.

Nëpërmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Hoxha ka falënderuar bashkëqytetarët e tij për përkrahjen.

“Faleminderit vendlindja ime”, ka shkruar ai.

“Përkrahja dhe mbështetja në fshatin tim të lindjes me bënë të ndihem me se shumti krenar, fshati Damanek me tingujt e sharkisë na priti dhe na përcjelli duke na dhënë mbështetje të gjithë kandidatëve të degës se PDK-së në Drenas”.

“Sikur në Damanek do të vazhdojmë në Drenicën heroike dhe gjithë Kosovën krenare”, ka theksuar Hoxha.

“Së bashku do të dalim me të fuqishem në rimëkëmbjen e shtetit tonë”, ka theksuar ai.

Sejdi Hoxha mban numrin 35 në listën zgjedhore të Partisë Demokratike.

Të ngjashme