Vendos LDK: Vjosa Osmani kandidate për kryeministre

Prishtinë | 26 Gus 2019 | 16:37 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lidhja Demokratike e Kosovës, në mbledhjen e sotme të Kryesisë, ka votuar për kandidaturën e Vjosa Osmanit për kryeministre, raporton EkonomiaOnline.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pas mbledhjes së Kryesisë, iu drejtua medieve ku tha se janë dakorduar që për kryeministre të nominojnë kandidturen e Vjosa Osmanit.

Ai tha se tashmë janë të bindur se kjo parti do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme.

“Ne biseduam sot për kandidatin për kryeministër arritëm marrëveshje me pajtim të plotë. S’kemi bërë dallime kush ka merita më shumë e më pak edhe mbi bazën e vullnetit dhe propozimit të Lufti Hazirit jemi pajtuar që Vjosa Osmani të jetë kandidate për kryeministre. Ne përpos kandidates për kryeministre edhe aktivitet e Hazirit do të caktojmë ekip që fitorja jonë të jetë fitore ekipore. Nesër do ta mbajmë takimin e këshillit të përgjithshëm dhe do ta përfundojmë në këtë këshill”, tha Mustafa.

Ndërsa tashmë kandidatja për kryeministre, Vjosa Osmani tha se bashkërisht do ta kthejnë Kosovën në rrugë të drejtë dhe do ta nxjerrin siç tha ajo nga “humnera dhe njerëz të korruptuar”.

Ndërsa shtoi se do të jetë zë i fuqishëm i të gjithë qytetarëve të vendit, në vecnti grave dhe vajzave.

“Jo rastësisht në tridhjetë vitet e fundit historia e LDK dhe Kosovës është përcaktuar ne vendin ku partia më e madhe i ka ndërtuar politikat. Bashkërisht ta kthejmë Kosovën në vend të drejtë ta kthejmë nga humnera nga njerëz të korruptuar. I garantoj qytetarët që nga sot asnjëherë nuk do të ndihen se nuk kanë zë,  e në veçanti gratë dhe vajzat”, tha ajo.

Ndërsa, Lutfi Haziri tha se si udhëheqës i ekipit, do ta rikthejë drejtojë LDK-në drejt fitores.

“Kjo periudhë na ka shërbyer të përgatitemi për zgjedhje jashtë nesh mënyrën si vendosim është kultura e LDK-së. Falënderoj kryetarin për besimin që me ekipin dhe kandidaten deri më 6 tetor do ta rikthejmë LDK-së si forca e parë politike’, tha ai.

LDK-ja do të mblidhet sërish nesër, ku Këshilli Drejtues do të votojë për kandidaturën e Osmanit, por edhe do të vendoset për koalicionet e mundshme.

Të ngjashme