Qeveria ka marrë vendim që të bëjë pagesën për orët shtesë për 766 zjarrfikës.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murarti tha se do të ndahen 513 mijë e 872 euro, raporton Ekonomia Online.
“Ne si Ministri e Financave, Punës dhe Transfereve kemi pranuar kërkesën e MPB me arsyetimin për pagesën e orëve shtesë gjatë vitit 2021 për zjarrfikësit. Bëhet fjalë për 513 mijë e 872 euro”.
“Për zbatimin e këtij vendimi përdoren mjete buxhetore në kategorinë e pagave dhe shtesave të organizatave buxhetore aty ky zjarrfikësit janë në listën e pagave”.