Qeveria e Kosovës ka propozuar emërimin e Anita Kalanderi për pozitën e Sekretares së Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë.
Propozimin e saj e ka bërë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, raporton Ekonomia Online.
Ai tha se për këtë pozitë kanë aplikuar 8 persona, ku vetëm dy prej tyre kanë arritur të futen në listën e ngushtë. Sveçla ka thënë se në listën e ngushtë kanë arritur të hyjnë Anita Kalanderi dhe Flutura Zena.