Vendosen pengesa në shtegun e biçikletave në rrugën ”Muharrem Fejza”

Prishtinë | 20 Shk 2023 | 14:44 | Nga Ekonomia Online

Drejtori për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim në komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu, sot ka bërë të ditur se kanë filluar vendosjen e pengesave në shtegun e biçikletave te rruga ”Muharrem Fejza”.

Sot ka nisur vendosja e pengesave në shtegun e biçikletave te rruga “Muharrem Fejza”.

Kështu ka bërë të ditur drejtori për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim në komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu.

Sipas Musliut, Drejtoria e Shërbimeve Publike po punon çdo ditë që të lirohen hapësirat e dedikuar për këmbësorë dhe shtigjet për biçikleta.

“Mirëmëngjesi Kryeqytet. Bashkë me ekipin dhe NPB-në, po e fillojmë ditën e javën me vendosjen e pengesave në shtegun e biçikletave tek rruga ”Muharrem Fejza”. Drejtoria e Shërbimeve Publike, po punon çdo ditë që të lirohen hapësirat e dedikuar për këmbësor dhe shtigjet për biçikleta”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Të ngjashme