Vendoset gurthemeli i objektit të ri të ARC-së dhe nënstacionit të Policisë së Kosovës në Leshak

Prishtinë | 10 Sht 2024 | 16:29 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla morën pjesë në vënien e gurthemelit të objektit të ri që do të akomodojnë degën e Agjencisë së Regjistrimit Civil (ARC) dhe nën-stacionin e Policisë së Kosovës në fshatin Leshak të Komunës së Leposaviqit.

Objekti i ri do të ofrojë kushte të mira të punës për punonjësit publikë të ARC-së dhe zyrtarëve policorë të cilët do të jenë në nivel më të lartë të detyrës dhe përgjegjësive për të shërbyer të gjithë qytetarët.

Duke i uruar punëkryesit punime të mbara dhe përfundim sa më të shpejt të tyre, kryeministri Kurti u shpreh se Qeveria e Republikës së Kosovës është e interesuar që shërbimet publike të jenë sa më cilësore dhe sa më afër qytetarëve, pa dallim. 

Të ngjashme