Pranë pikës ku janë vendosur forcat speciale të policisë së Kosovës, afër urës së Bistricës në Zveçan, gjatë natës është vendosur tabela me paralajmërim – “Policia Speciale e Kurtit po qëllon ndaj serbëve”.
Në vendin ku mbrëmë mbeti i plagosur serbi Milan Jovanoviq, është vendosur tabela me të cilën paralajmërohen vozitësit se në afërsi të saj ndodhet njësiti i forcave speciale të Policisë së Kosovës.
Policia e Kosovës të martën ka suspenduar katër zyrtarë të saj në lidhje me incidentin.