Qeveria e Venezuelës ka thënë se e ka zmbrapsur një përpjekje të sulmit përmes detit nga mercenarët terroristë nga Kolumbia.
Përmes një fjalimi të transmetuar në televizion, ministri i brendshëm venezuelas, Nestor Reverol, tha se grupi i dyshimtë kishte arritur me barka të shpejta në rajonin bregdetar, La Guaira, në orët e hershme të së dielës.
“Ata u përpoqën të kryejnë pushtim përmes detit, një grup i mercenarëve terroristë nga Kolumbia, me qëllim të kryerjes së akteve terroriste në vend dhe me qëllim tëvrasjes së udhëheqësve të qeverisë revolucionare”, tha ministri Reverol.
Sidoqoftë, opozita e këtij shteti i mohoi këto dyshime, duke thënë se i tërë skenari ishte i organizuar, shkruan “BBC”.
Autoritetet kolumbiane gjithashtu thanë se pohimet e qeverisë së Venezuelës janë të pabaza. Venezuela i ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Kolumbinë vitin e kaluar.
Juan Guaido, i cili njihet si lider legjitim i Venezuelës nga më shumë se 50 shtete, e akuzoi administratën e presidentit Maduro për përpjekje që popullit t’i tërhiqet vëmendja nga rastet e reja të dhunës, përfshirë kryengritjet e përgjakshme në një burg dhe luftën e bandave në Karakas.