Venezuelasit i përgjigjen thirrjes së Guaidos – mblidhen sërish për demonstrata

Prishtinë | 01 Maj 2019 | 19:32 | Nga Ekonomia Online

Qytetarët janë mbledhur për protesta masive pas thirrjes së liderit opozitar, Juan Guaido, për demonstrata të reja.

Kjo vjen një ditë pasi presidenti Nicolas Maduro tha se kishte ndaluar një “tentim grushshteti” nga opozita.

“Sot vazhdojmë. Ne do të vazhdojmë më me forcë se kurrë, Venezuelë”, shkroi në Twitter Guaido.

Protestat pro-qeveritare do të zhvillohen gjithashtu në Venezuelë.

Guaido thotë se ai ka mbështetjen e forcave të armatosura, por nga ana tjetër, Maduro thotë se ushtria nuk është kthyer kundër tij.

Në një fjalim të zjarrtë në TV të martën, Maduro akuzoi protestuesit për një “krime të rënda”, për të cilat ai thotë se nuk do të mbeten pa u ndëshkuar.

Maduro shtoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke komplotuar ndaj tij, shkruan BBC.

Guaido shpalli veten president i përkohshëm i Venezuelës në janar dhe është njohur më shumë se nga 50 vende, duke përfshirë SHBA-të, Mbretërinë e Bashkuar dhe Amerika Latine.

Maduro – që mbështetet nga Rusia, Kina dhe nga baza ushtarake – ka refuzuar që të heqë dorë nga posti për shkak të rivalit të tij.

Sekretari amerikan, Mike Pompeo, tha se aksionet ushtarake janë “të mundshme” nëse janë të nevojshme, por se SHBA-të preferojnë një tranzicion paqësor.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka paralajmëruar SHBA-të për hapat “agresivë”.

Të ngjashme