Trajneri Giampiero Ventura, fillimisht tha se do të jap dorëheqje, por pastaj e përgënjeshtroi lajmin.
Ai në një intervistë për Le Ienne, ka thënë se është trajneri më i mirë i Italisë në 40 vitet e fundit.
Gazetarët e kanë intervistuar pas fluturimit të tij nga Milano drejt Barit.
“Botërori pa Italinë? Po, do të jetë i shëmtuar, por unë çfarë mund të bëj? Për fat të keq, nuk u kualifikuam. E kam thënë edhe më parë, u kërkoj falje të gjithë italianëve për rezultatin sportiv”.
“Statistikat e mia janë më të mirat e 40 viteve të fundit, kam humbur vetëm dy ndeshje në dy vjet”.
Por në realitet janë tri humbje, nëntë fitore dhe katër barazime.
“Kam shkruar historinë në njëfarë mënyrë? Për fat të keq, po! A do të largohem? Po”, ka thënë ai.