Venus Williams shpreson ta fitojë edhe një medalje olimpike

Prishtinë | 06 Tet 2019 | 15:25 | Nga Ekonomia Online

Më 14 gusht të vitit 2016 në fushën Barra de Tijuca gjatë Lojërave Olimpike në Rio de Janeiro, Venus Williams ishte duke luajtur në finale të çifteve të përziera me Rajeev Ramin dhe po luanin kundër tandemit amerikan Bethanie Mattek-Sands – Jack Sock.

Në moshën 36-vjeçare, e mposhtur në këtë ngjarje nga belgja Kirsten Flipkens në raundin e parë në konkurrencë individuale e më pas edhe në çifte të femrave, ku me motrën e saj u mposht nga çeket Lucie Safarova dhe Barbora Strycova, duke shuar shpresat për të artën e katërt rresht në këtë konkurrencë, Venus po synonte të bëhej personi i vetëm që kishte fituar pesë tituj të tenisit në Lojërat Olimpike.

Por Mattek-Sands dhe Sock fituan meçin me 7:6 dhe 6:1, kështu që ajo u desh të kënaqej me shënimin e historisë, duke u bërë tenistja e vetme që u ngjit në podium olimpik pesë herë, transmeton Koha Ditore shkrimin e Olympic.org.

Ajo po ashtu është femra e vetme që ka fituar medalje në katër edicione të ndryshme të Lojërave Olimpike (2000, 2008, 2012 dhe 2016).

E gjitha nisi 19 vjet më parë, për të dhe motrën e saj më të vogël. Lojërat Olimpike në Sydney në vitin 2000 erdhën në një nga periudhat më të mira në karrierë për Venus Williamsin.

Kur ajo u fut në fushë të tenisit më 19 shtator të vitit 2000 për të nisur turneun e femrave kundër sllovakes Henrieta Nagyova, të cilën e mposhti me 6:2, 6:2, Serena 20-vjeçare kishte fituar vetëm dy Grand Slame, në Wimbledon në korrik dhe US Open në New York, nëntë ditë më herët.

Në renditjen e femrave, amerikania Lindsay Davenport ishte bartëse e parë, por ajo u eliminua në rrethin e dytë, ndërsa Venusi ishte bartëse e dytë. Ajo kaloi lehtësisht në çerekfinale duke mposhtur tajlandezen Tamarin Tanasugarn (6:2, 6:3) në rreth të dytë dhe gjermanen Jana Kandarr (6:2, 6:2) në rreth të tretë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme