Një trevjeçar ka shkatërruar një vepër arti të ekspozuar në ”Art Basel”, një nga panairet më të rëndësishme të artit bashkëkohor në botë, me vepra të listuara deri në 20 milionë dollarë.
Vepra është një mizë në filigran me vlerë 50 mijë euro, të cilën fëmija, djali i një vizitoreje, e ka dëmtuar rëndë.
Vepra e shkatërruar i përkiste artistes nga Dyseldorfi, Katharina Fritsch.
Fëmija, duke zbritur nga karroca, iu afrua dhe e dëmtoi atë.
Nënës së tij nuk i mbeti asgjë për të bërë, veçse të raportonte të dhënat e saj personale: llogaria e dëmit do t’i dërgohet në shtëpi.