Veprimi i lojtarëve të Anglisë ndaj thirrjeve raciste gjatë Botërorit në Rusi

Prishtinë | 30 Maj 2018 | 13:49 | Nga

Futbollistët e përfaqësueses së Anglisë, kanë diskutuar lidhur me thirrjet raciste që mund të iniciohen drejt lojtarëve në Kampionatin Botëror të futbollit në Rusi, i cili fillon më 14 qershor.

Madje së fundmi Federate ruse e futbollit ishte dënuar me një gjobë prej 25.000 euro, për shkak të thirrjeve raciste nga tifozët rus, në ndeshjen miqësore me Francën që u zhvillua në mars.

Lojtari i Manchester United dhe Anglisë, Ashley Young, ka bërë të ditur se futbollistët e “Tre Luanëve” kanë diskutuar se si të sillen, në rast se bëhen pjesë e thirrjeve raciste gjatë Kupës së Botës në Rusi.

“Kur je në fushë, nuk e di se cili do të ishte reagimi yt në ato momente. Kemi biseduar dhe jemi ende duke diskutuar për këtë çështje në skuadër, çfarë veprimi të ndërmarrim dhe si të reagojmë, gjatë skenarëve të ndryshëm që mund të ndodhin”, tha Young.

“Shpresoj që nëse do të ndodhin gjëra të tilla, FIFA do të jetë në gjendje të reagoj dhe ta zgjidh këtë çështje”.

Lojtarët e Francës, Paul Pogba, Ousmane Dembele dhe N’Golo Kante, u tha se ishin në mesin e futbollistëve ndaj të cilëve u abuzua me thirrje raciste, në miqësoren Francë – Rusi, që përfundoi me fitoren e “Gjelave” me rezultat 3-1, në stadiumin “Krestovsky” në Shën Petersburg.

Përkundër se FIFA gjithmonë ka deklaruar se do të ketë tolerancë zero ndaj thirrjeve raciste, momente të tilla të pakëndshme kanë vazhduar të ndodhin, posaçërisht në futbollin rus.

“Gjatë ndeshjeve kur ndodhin gjeste të tilla, ndodh qëllimisht që personat e tillë, kanë cak futbollistë të caktuar drejt të cilëve adresohen këto thirrje të patolerueshme. Mirëpo, janë gjëra që tanimë po ndodhin në futboll dhe mendoj se si skuadër kemi përvojë të mjaftueshme, që të përballemi me momente të tilla si profesionistë”, deklaroi Ashley Young.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme