Cristiano Ronaldo po e bojkoton Ligën e Kombeve.
Ylli portugez nuk do të jetë i pranishëm në dy ndeshjet e Portugalisë, njëra si miqësore, ndërsa tjetra në Ligën e Kombeve.
Gazetari i Tuttomercatoweb-it, Tancredi Palmeri, ka thënë se Ronaldo nuk është i interesuar që të japë kontributin e tij për Ligën e Kombeve.
“Cristiano Ronaldo nuk dëshiron të kontribuojë me praninë e tij në suksesin e Ligës së Kombeve dhe është i vendosur që të tërhiqet nga konkurrenca, ku padyshim se ai do të jetë një mungesë e madhe në këtë garë”, ka thënë Palimeri.
Portugezi është i fokusuar te ndeshjet e Juventusit, andaj nuk dëshiron që të marrë pjesë në ndeshjet e Ligës së Kombeve.