Skuadra e Valencias pritet të përballet me një dënim të rëndë.
Mbrëmë, gjatë kohës kur skuadra e Valencia po demolohej nga Real Madridi, faqja zyrtare e klubit nga ‘Mestalla’ bëri një postim në ‘Twitter’ dhe nxiti shumë reagime.
Skuadra e Valencia u ankua për një penallti dhe shkroi se ‘Vjedhjet në Madrid tashmë po bëhen të përsëritshme”, duke përmendur edhe serialin ‘La Casa de Papel’.
Mediat në Spanjë shkruajnë se ky postim mund t’i kushtojë skuadrës së Valencia, ashtu siç u kushton lojtarëve dhe trajnerit, kur bëjnë komente të tilla.
RFEF do të hetojë incidentin dhe nëse vendosin se postimi ishte kundër rregullave, Valencia do të dënohet me një shumë mes 601 euro dhe 3.005,06 euro.