Verat mund të bëhen shumë të nxehta për njerëzit

Prishtinë | 20 Kor 2020 | 09:53 | Nga Ekonomia Online

Shumë njerëz jetojnë në shtete në zhvillim dhe kryejnë punë që i ekspozon në kushte të rrezikshme për jetesë.

Këto punë përfshijnë punën në ferma dhe në ndërtimtari apo në fabrika të mbyllura dhe spitale.

Ngrohja globale mund të rrisë mundësinë e rritjes së temperaturave gjatë verës, saqë ato të jenë shumë të larta që njerëzit të mund të përballojnë punën.

Kur jemi takuar me Dr Jimmy Lee, syzet e tij kanë qenë të avulluara dhe djersa e tij pikonte nga qafa.

Si doktor i emergjencës, ai po punon në nxehtin e madh të Singaporit për t’u kujdesur ndaj pacientëve me Covid-19.

Ata qëllimisht nuk përdorin kondicioner të ajrit, në mënyrë që të shmangin shpërndarjen e virusit dhe ai e ka vërejtur që kolegët e tij kanë filluar të nevrikosen më shumë me njëri tjetrin.

Ndërsa pajisja e tij personale, që është esenciale për mbrojtje nga infeksioni, i bën gjërat edhe më të vështira, duke krijuar një nxehtësi të mundimshme përmes një numri të shtresave që ka ajo pajisje.

Dr Lee thotë se “nxehtësia të godet qysh në herën e parë që futesh në dhomën e spitalit dhe është shumë e mundimshme që aty të punohet në një ndërrim të plotë të 8 orëve. Kjo ndikon edhe në disponim”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme