Veridos furnizon Kosovën me pasaporta edhe 5 vjet

Prishtinë | 19 Tet 2016 | 15:54 | Nga

Kompania “Veridos” do të vazhdojë që edhe për pesë vjet të furnizojë Kosovën me pasaportë biometrikë.

Përveç që do të furnizojë me pasaportë biometrikë, kjo kompani ka ofruar edhe sistem për personalizimin e pasaportave edhe tri vitet e fundit dhe do të vazhdojë, transmeton Koha.net.

Sipas planetbiometrics.com, Veridos do të jetë përgjegjëse edhe për menaxhimin e të dhënave dhe mirëmbajtjen e softwareve e pajisjeve hardwarike.

“Jemi shumë krenarë për vazhdimin e bashkëpunimit me Republikën e Kosovës. Kjo dëshmon për bashkëpunimin tonë të suksesshëm për tri vitet e fundit”, ka thënë drejtori gjeneral i kompanisë Hans-Wolfgang Kunz.

Pasaportat e Kosovës kanë qenë dokumentet e para të identifikimit në Evropë me funksionin Supplemental Access Control.

“Kemi qenë të nderuar të jemi pjesë e një procesi që lejoi qytetarët e Kosovës për të përmbushur kriteret teknike për pasaportat biometrik për të udhëtuar pa viza në zonën Schengen”, ka thënë Labinot Çarreti, zëvendës president i lartë i shitjes në kompani.

Me gjithë këto Kosova ende nuk ka marrë të drejtën që qytetarët e saj të udhëtojnë pa viza, duke mbetur vendi i fundit në Ballkan pa këtë të drejtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme