Vendimi i Qeverisë së Kosovës për kufizimin dhe shtrëngimin e masave me qëllim të mospërhapjes së virusit, nuk po zbatohet në Veri të Mitrovicës.
Një mitrovicas ka dërguar video në Jepi zë, ku shihet se dita e tregut po vazhdon si zakonisht.
Aty shihen grumbull i madh i qytetarëve që kanë dalur për të kryer blerjet e tyre. Ky grumbull i qytetarëve bëheg edhe më i rrezikshëm pasi, shumë nga këta persona janë banorë të jugut.
Në videon e dërguar në redaksinë tonë shihen qytetarë që nuk bartin fare maska, ndërsa përveç tyre ka edhe zyrtar policor që nuk përfillin vendimet e shtetit.
Ndryshe, Qeveria pas shtrëngimit të masave antiCovid po shqipton shumë gjoba për qytetarët tjerë të Kosovës që nuk i zbatojnë ato, por në veri jo.