Dy kompanitë u dakorduan për çmimin përfundimtar pasi Yahoo pas marrëveshjes fillestare të arritur me Verizon-in njoftoi se në dy sulme hakerësh janë vjedhur të dhënat personale të mbi një miliard përdoruesve.
Kompania amerikane Verizon do të blejë Yahoo-në me një lirim prej 350 milionë dollarë, ndryshe nga çmimi paraprak i dakorduar prej 4.83 miliardë dollarë.
Dy kompanitë e lartpërmendura u dakorduan për çmimin përfundimtar pasi Yahoo pas marrëveshjes fillestare të arritur me Verizon-in njoftoi se në dy sulme hakerësh në vitet 2013 dhe 2014 janë vjedhur të dhënat personale të mbi një miliard përdoruesve.
Sipas marrëveshjes së re, Yahoo dhe Verizon do të ndajnë koston e dëmit të shkaktuar nga hakimet.
Përndryshe, Verizon, ofruesi më i madh amerikan i komunikimit pa tel, do të blejë biznesin bazë të Yahoo-së për internet, kërkimin, e-mailin dhe messengerin.