Hellas Verona ka mposhtur 2:1 Cagliarin për t’iu afruar edhe më shumë zonës që dërgon në garat e Evropës.
Skuadra e Amir Rrahmanit dhe Marash Kumbullës fitoi me golat e shënuar nga Samuel Di Carmine. Te Cagliari golin e vetëm e realizoi Giovanni Simeone.
Në tabelë, pas 26 ndeshjesh në Serie A, Verona është e shtata me 38 pikë të tubuara, vetëm një më pak se Napoli që si i gjashti zë vendin e fundit që çon në garat evropiane.