Verratti mungon në ndeshjen ndaj Suedisë

Prishtinë | 12 Nën 2017 | 09:52 | Nga

Nuk pritet të ketë ndryshime në rreshtimin e Përfaqësueses së Italisë, në ndeshjen e kthimit play – off me Suedinë, që do të zhvillohet në “San Siro”, të hënën.

Trajneri Gian Piero Ventura me shumë mundësi do t’i besojë të njëjtin rreshtim 3-5-2, me një ndyshim në mesfushë, ku në vend të Verratit, që është i skualifikuar, do të aktivizohet Gagliardini ose Jorginho.

Sa i përket repartit tësulmit, mbetet për t’u vlerësuar gjendja e anëtarit të Valencias, Simone Zazas.

Gjithsesi, për momentin është e konfirmuar dyshja e sulmuesve nga Serie A, Immobile-Belotti.

Nuk përjashtohet mundësia që Ventura të kalojë me “tredhëmbësh” në sulm, duke akivizuar edhe Insignen.

Në krahun tjetër, trajneri Andersson, konfirmon 9 nga 11 titullarë e ndeshjes së Stokholmit

Rikthehet nga pezullimi Lusting, që pritet të marrë vendin e Kraft në të djathtë të mbrojtjes. Në mesfushë ka vend për Johansson, me Claesson që do të ulet në stol.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme