Reshjet e mbrëmshme të shiut në Kosovë kanë bërë që në disa vende të ketë vërshime.
E njëri prej tyre është edhe Fushë Kosova, konkretisht fshati Nakardë i kësaj komune, aty ku edhe gjenden varrezat e qytetit, përcjell Klankosova.tv.
Në pamjet e siguruara nga Klan Kosova shihet se hyrja tek varrezat e qytetit është mbushur me ujë.
Ndryshe, vërshime ka pasur edhe në Prishtinë dhe në komunën e Pejës.