Ekonomia Online
FUNDIT

Vërshimet e fundit, Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca evakuon tri familje në lagjen “Kodra e Trimave”

Vërshimet e fundit, Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca evakuon tri familje në lagjen “Kodra e Trimave”

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës ka evakuuar tri familje në lagjen “Kodra e Trimave”. Në njoftim bëhet e ditur se familjet janë sistemuar dhe se qeraja do të paguhet nga kjo Drejtori. Njoftimi: Si pasojë e vërshimeve të fundit, Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca ka evakuuar 3 familje në lagjen Kodra […]

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës ka evakuuar tri familje në lagjen “Kodra e Trimave”.

Në njoftim bëhet e ditur se familjet janë sistemuar dhe se qeraja do të paguhet nga kjo Drejtori.

Njoftimi:

Si pasojë e vërshimeve të fundit, Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca ka evakuuar 3 familje në lagjen Kodra e Trimave, përkatësisht në rrugën “Aziz Zhilivoda”.

Familjet janë sistemuar përkohësisht dhe Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca do të mbulojë pagesën e qirasë deri në renovimin e plotë të shtëpive të tyre.

Sot, Kryqi i Kuq i Kosovës, në bashkëpunim me DSE, ka realizuar shpërndarjen e pakove ushqimore dhe higjienike për këto familje.

Falënderojmë Kryqin e Kuq të Kosovës për ndihmën dhe solidaritetin e treguar ndaj familjeve të goditura nga këto vërshime.

Të ngjashme