Vërshimet në Libi: Të paktën 2000 të vdekur dhe 10 mijë të zhdukur

Prishtinë | 12 Sht 2023 | 15:39 | Nga Ekonomia Online

Rreth 2000 persona kanë vdekur dhe 10 mijë të tjerë besohet të jenë zhdukur si pasojë e përmbytjeve në verilindje të Libisë.

Tamer Ramadan, kreu i delegacionit të Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe në Libi, konfirmoi numrin e të zhdukurve gjatë një konference për media në Gjenevë të Zvicrës.

Në qytetin lindor Derna, ku përbmbytja ishte fatale, rreth 6000 njerëz janë të zhdukur, tha Othman Abduljalil, ministër i shëndetësisë në administratën lindore të Libisë, për Almasar TV të Libisë, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme