Jan Vertonghen i ka dalë në mbrojtje ish trajnerit të Tottenham, Mauricio Pochettino.
Pochettino ishte shkarkuar nga posti i kryetrajnerit tek Tottenham Hotspur, pasi regjistroi disa rezultate negative.
Megjithatë, mbrojtësi belg, Vertonghen, beson se përgjegjës për ndodhinë janë lojtarët, për shkak të paraqitjeve të tyre.
“Paraqitjet tona nën Pochettino nuk ishin të standardeve tona. Ne jemi të gjithë përgjegjës. Ai na dërgonte në fushë për fitore dhe ne nuk bënim këtë, kështu që duhet të ndihemi përgjegjës” ka thënë Vertonghen, transmeton lajmi.net.
Vertonghen është në fazën e fundit të kontratës së tij me Tottenham. Ai mbron ngjyrat e klubit që nga viti 2012, kur vinte nga Ajax.