Vertonghen pritet të largohet i lirë nga Tottenham, e ardhmja e belgut në Serie A

Prishtinë | 10 Shk 2020 | 16:14 | Nga Ekonomia Online

Jan Vertonghen është futur në vitin e fundit të kontratës me skuadrën angleze Tottenham Hotspur.

Qendërmbrojtësi belg ka kontratë me Spurs deri në qershor të këtij viti dhe në fund të sezonit mund të largohet si lojtar i lirë.

Agjenti i lojtarit Tom De Sul ka thënë se për klientin e tij ka shumë oferta, pasi që nuk ka marrëveshje me Spurs për zgjatjen e kontratës.

“Deri më tani ende nuk ka asnjë marrëveshje me Tottenhamin sa i përket një kontrate të re”.

“Jan është i lumtur me jetën në Londër dhe është shumë ambicioz”, ka deklaruar De Sul.

“Për lojtarin ka shumë interesime nga klube të mëdha, por momentalisht nuk dua të përmendi emra”, ka thënë agjenti i lojtarit.

Në anën tjetër mediat angleze kanë raportuar se Vertonghen nuk dëshiron të vazhdojë më me Spurs, transmeton telegrafi.

32-vjeçari pritet që karrierën ta vazhdoj në Serie A ku interesim kanë shfaqur tri skuadrat e mëdha, Roma, Inter dhe Juventus që synojnë ta marrin të lirë atë në verë.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme