Vesa Luma dhe Big Basta festojnë gjashtëvjetorin e martesës

Prishtinë | 12 Sht 2021 | 14:18 | Nga Ekonomia Online

Janë bërë gjashtë vite që kur Vesa Luma ka kurorëzuar dashurinë me martesë me partnerin e saj, reperin Big Basta.

Çifti sot (e diel) festojnë gjashtë vjetorin e martesës, gjersa të njëjtit u martuan në një ceremoni me miqtë dhe familjarët në një nga bregdetet shqiptare.

Për të rikujtuar dasmën, këngëtarja e njohur ka ndarë një fotografi me anë të së cilës i bën edhe një dedikim bashkëshortit.


“Çfarë udhëtimi i çmendur, nuk mund të besoj që kanë kaluar gjashtë vite me ju, Big Basta”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme