Vesa Luma e trishtuar nga sulmi në Zelandë të Re: Qëndroni të fortë

Prishtinë | 15 Mar 2019 | 19:55 | Nga Ekonomia Online

ë qytetin Christchurch të Zelandës së Re sot (e premte) kanë mbetur të vrarë 49 persona dhe dhjetëra tjerë të plagosur, kur persona të armatosur u futën në dy xhami dhe filluan të shtien me pushkë automatike mbi besimtarët që kishin shkuar për të kryer ritet fetare.

Kjo ngjarje e trishtë ka lënë të pikëlluar shumë vet anë e kënd globit, ndër to edhe figurat publike.

Për ngjarjen në fjalë ka pasur reagime edhe nga disa prej këngëtarëve shqiptare, madje edhe prej njërës e cila është banore e atij shteti.

Bëhet fjalë për këngëtaren Vesa Luma, e cila deri para disa muajsh ishte në Zelandën e Re bashkë me djali e saj dhe bashkëshortin, teksa është rikthyer para ca muajsh në Prishtinë për tu kthyer më pas sërish atje.

Vesa e cila për gati një vit ka jetuar në Zelandë të Re, e ka ndjerë edhe më shumë këtë ngjarje të pikëlluar, që ka lënë të vdekur 49 viktima.

Këngëtarja nga Prishtina publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqte një krijesë të pikëlluar, teksa në mbishkrimin e saj u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.

“Mendimet dhe lutjet e mija shkojnë për të gjithë shtetin tonë dhe ngushëllime të gjithë familjarëve që humbën më të dashurit e tyre, qëndroni të fortë”, ka shkruar këngëtarja Luma.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme