Vesel Krasniqi kandidat për deputetë nga Nisma Socialdemokrate ka deklaruar se mbështetja për liderin e partisë, Fatmir Limaj, po rritet edhe në Banjë me Senik, Kravasar dhe Gajrak, pa dallim partie.
Në një postim në rrjetet sociale, Krasniqi ka theksuar se qytetarët e këtyre zonave janë rreshtuar në përkrahje të Limajt në zgjedhjet e ardhshme.
“Edhe Banja me Senikun, Kravasarin dhe Gajrakun pa dallim partie në mbështetje të liderit Limaj 122. Së bashku do ta qajmë rrethimin”, ka shkruar Krasniqi.
Ai ka bërë thirrje për votë për Nismën Socialdemokrate dhe kandidatin për kryeministër, duke shtuar: “Voto 122. Me Fatmir Limaj 1”.
Krasniqi po ashtu ka rikujtuar se në listën zgjedhore garon me numrin 14, duke kërkuar mbështetjen e qytetarëve në zgjedhje.
