Veselaj-Gutaj: Do të angazhohem në Kuvend për fuqizimin e gruas

Prishtinë | 03 Shk 2021 | 08:33 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Luljeta Veselaj-Gutaj në një prononcim për Ekonomia Online, ka thënë se angazhimi i saj si deputete e ardhshme në Kuvendin e Kosovës do të jetë shtyrja përpara e politikave të grave dhe të rinjve në vend.

Mes tjerash Veselaj-Gutaj ka shtuar se ajo do të jetë zëri i të rinjve të Kosovës të cilët po ballafaqohen me shumë sfida viteve të fundit.

 “Do të jem zëri i arsyeshëm i gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim, do të përpiqem të jem zëri i qytetarëve jo vetëm të Prizrenit por të gjithë Kosovës dhe do të punojë në fuqizimin e gruas në përgjithësi duke e ditë që jemi një shoqëri ne tranzicion dhe sfida si femër në politik janë shumë të thekshme, duke e parë që në vend të meritokracisë po zë vend servilokracia dhe ka shumë sfida të tjera të cilat po ballafaqohemi si shoqëri,dhe do të jem zëri i të rinjve të Kosovës të cilët po ballafaqohen me shumë sfida në vitet në vazhdim dhe do të mundohem ti shfrytëzojë në maksimum njohuritë e mija”.

Ajo ka folur edhe për programin dhe sloganin e Partisë Demokratike të Kosovës, ku ka thënë Programi ka për synim Rimëkëmbjen e Kosovës duke filluar nga ajo Ekonomike, pastaj sundimin e ligjit dhe një arsim sa më cilësor për qytetarët e Kosovës.

“Programi i Partisë Demokratike të Kosovës edhe ju siç e keni parë dhe sloganin ka të bëjë me Rimëkëmbjen e Kosovës duke filluar nga rimëkëmbja e ekonomisë, sundimi i ligjit, një arsim më cilësorë në përgjithësi mirëqenie e qytetarëve të Republikës së Kosovës, sepse ky vit ka qenë sfidues si nga pandemia dhe nga qeveritë të cilat i pamë se si i kanë zhvilluar proceset deri më tani”, shtoi ai.

 Sa i përket pandemisë në vend dhe dëmet që ka shkaktuar në ekonomi, ajo ka thënë se Qeveritë e kaluara nuk kanë marr masa adekuate dhe në kohën e duhur, teksa shprehet se vetëm me programin e Partisë Demokratike të Kosovës, do të fuqizohet ekonomia e vendit.

“Rënia e ekonomisë është shumë e theksuar, dhe në këtë vite ka qenë ekonomia shumë e dëmtuar dhe masat e qeverisë mendoj që nuk kanë qenë në nivelin e duhur dhe kohën e duhur dhe ne si PDK kemi dhanë propozimet e tona dhe kemi marrë hapat tanë konkretë mirëpo nuk janë respektuar megjithatë mendoj që një Qeveria e ardhshme e fuqishme dhe e përgatitur me një plan siç e ka PDK-ja me rimëkëmbjen e ekonomisë do të fuqizohet ekonomia e vendit”.

 “Partia Demokratike në dallim nga partitë e tjera ka një platformë konkrete ashtu siç e keni pa Rimëkëmbja e Kosovës duke filluar nga ekonomia, një shëndetësi që do ti sigurojë të gjitha qytetarët pa dallim duke nisur nga rritja e pagave në sektorin shëndetësorë në investime në spitale si dhe investime shëndetësore, po ashtu fokus të veçante ka edhe në arsim për ngritjen e cilësisë së arsimit dhe rritja e pagave dhe sundimin e ligjit e shumë sektorë të tjerë të cilët kanë nevojë për mbështetjen dhe rimëkëmbjen që do ti jep fuqi ardhja e PDK-së në pushtet”, ka thënë ajo për EO.

Teksa ka folur për rezultatet, ajo ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës do të del si partia e parë fituese në zgjedhjet e 14 shkurtit. “Ne gjithmonë kemi synuar por besojmë fuqishëm te qytetarët duke e parë entuziazmin e tyre dhe gatishmërinë e tyre për ta mbështetur Partinë Demokratike programit e partisë dhe listën e kandidatëve të Partisë Demokratike, që e kemi më këto zgjedhje dhe besoj shumë që ne do të jemi parti e parë fituese”.

 Ajo ka përmendur edhe disa prej arsyeve se pse duhet të votohet si deputete, pasi që ka thënë se do ti mbështes të gjithë qytetarët që kanë projekte të mira për vendin.

 “Unë kam qenë për dy mandate deputete por ashtu jam anëtare e kryesisë e PDK-së, anëtare e gruas në PDK dhe përpjekjet r mia gjithmonë kanë qenë që të. jemi zëri i qytetarëve jo vetëm të Prizrenit, por të gjithë komunave të Kosovës dhe duke i mbështetur të gjithë ata të cilët kanë projekte të mira për vendin unë them se unë nuk kam kohë të humbi as nuk e kam luksin të jem sipërfaqësore por të jem konkrete dhe të mundohem të punojë për të mirën e qytetarëve”.

Të ngjashme