Veselaj-Gutaj e PDK-së: Do të punojë shumë për një arsim cilësor dhe të depolitizuar

Prishtinë | 31 Jan 2021 | 13:14 | Nga Ekonomia Online

Kandidatja për deputete e PDK-së, Luljeta Veselaj-Gutaj, tha se partia e saj ka punuar në vazhdimësi për ngritjen e dinjitetit të mësimdhënësve dhe nxënësve.

Veselaj-Gutaj u zotua se do të punoj shumë për një arsim cilësor dhe të depolitizuar

Më poshtë statusi i saj i plotë:

Sonte bashkëbiseduam me shtyllën kryesore të vendit tonë.

Të dashur mësimdhënës, Ju të gjithë e dini që vetëm Partia Demokratike e Kosovës e ka pasur dhe e ka prioritet arsimin. PDK ka punuar në vazhdimësi për ngritjen e dinjitetit të mësimdhënësve dhe nxënësve duke filluar me ngritjen e pagave, ndërtimin e shkollave, librat falas, zbritja e pagesave dhe lehtësirat për kategoritë e dala nga lufta ndërsa tani po synojmë dhe do ta realizojmë mbështetjen e drejtpërdrejtë materiale për familjet që kanë fëmjët në shkollim, do të zvogëlojmë peshën e çantave të fëmijëve tanë dhe do të bëjmë përpjekje për digjitalizim brenda këtij mandati.

Përtejë asaj si profesion arsimimi ndër breza është mision prandaj mësimdhënësit janë model dhe frymëzuesit kryesor të shoqërisë në çdo periudhë kohore.

Duke më përkrahur mua, si profesioniste e fushës së arsimit zotohem se do të punoj shumë për një arsim cilësor dhe të depolitizuar, për një arsim me cilësi të lartë të profesionalizmit.

Shpërndaje këtë zotim dhe më mbani për fjale!

RimëkëmbjePDK✅

HoxhajKryeministër ✅1

LuljetaVeselajGutaj ✅24

May be an image of 3 people, people sitting, people standing and indoor
May be an image of 7 people, people standing and indoor
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme