Veseli: Adrian Krasniqi ishte i pari që ra në altarin e atdheut me uniformën e UÇK-së

Prishtinë | 16 Tet 2020 | 17:54 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka përkujtuar se 23 vjet më parë u nda nga jeta Adrian Krasniqi, i cili qe luftëtari i parë të lirisë që ra në altarin e atdheut i veshur me uniformën e UÇK-së.

Veseli ka shtuar se Krasniqi u vra heroikisht më 16 tetor të vitit 1997, kur sapo ishte bërë 25 vjeç, ndërsa ishte në ballë të një sulmi të UÇK-së ndaj stacionit të policisë serbe në Kliçinë të Pejës.

“Brezat e rinj duhet të frymëzohen nga jeta dhe vepra e Adrianit, sikurse edhe nga sakrifica e dëshmorëve të tjerë, që nuk kursyen as jetën, vetëm që Kosova jonë e shtrenjtë të çlirohej njëherë e përgjithmonë”.

https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/posts/1730821050426427
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme