Veseli: Baza e Bondsteelit do të jetë në Kosovë, ShBA-ja s’vepron kundër nesh

Prishtinë | 01 Mar 2019 | 12:39 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, pas mbledhjes së Kryesisë, tha se nuk do të lejohet që të prishen marrëdhëniet me ShBA-në, raporton Ekonomia Online.

Veseli lidhur me vizitën e delegacionit nga ShBA-ja, tha se disa veprime janë duke u bërë për qëllime të brendshme.

U raportua se gjatë takimit me delegacionin amerikan është diskutuar për taksën, por edhe për mundësin edhe largimin e kampit të Bondsteelit nga Kosova, por Veseli thotë se ShBA-ja nuk vepron kundër nesh.

“Është vizitë pozitive sepse njerëz më shumë përgjegjësi vinë në vizitë në Kosovë. Personat përgjegjës janë të afërt me presidentin Trump. Çdo qëndrim i ShBA-së duhet të jetë i Kosovës. Mos ta dramatizojmë situatën. Qoftë për situatën me dialog apo për tarifën”.

“Shumë gjera që po ndodhin në Kosovë janë duke u shfrytëzuar për garë të brendshme. Ne duhet të orientohemi në atë çka është mirë për ne. Nuk është mirë që për konsum të brendshëm të dëmtohen marrëdhëniet me miqtë. Ne do të vazhdojmë të sillemi me Serbinë ashtu siç sillet ajo. Në raport me dialogun duhet të jemi serioz dhe të mençur”.

“ShBA-ja është partneri më i sigurt dhe besnik i Kosovë. Janë ide të çoroditura nëse mendohet se nga ShBA-ja do të vij rrezik për shtetin e Kosovës, janë njerëz të pa mençur dhe të paditur”.

“…do të qëndrojë baza në Bondsteel, do të jemi ma të mençur për me pasë prezencë të bizneseve amerikane. Po merremi me vetveten po edhe ju po ja boni pak hajrin”.

Ndryshe, në reagimin zyrtar të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë nuk është specifikuar një gjë e tillë, ndonëse është kërkuar të hiqet taksa 100% për Serbinë dhe Bosnjën.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/329950060967576/

Të ngjashme