Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka vizituar Shoqatën e Pensionistëve, me ç’rast u njohë për së afërmi me hallet dhe problemet me të cilat ballafaqohet kjo shtrese e shoqërisë.
Veseli tha se personat që nuk kanë mbushur 65 vjeç nuk duhet të jenë pjesë e skemave sociale, ngase kjo sipas tij, po e ngarkon buxhetin e Kosovës.
“Duhet të jeni aktiv, t’ju japim mundësi pune, veçanërisht kategorisë akademike. Ndërsa pensionet e kontributdhënësve nuk mund të jenë këto që janë, të paktën do të duhej të jenë 200 euro. Brenda një periudhe2-3 vjeçare kjo duhet të realizohet” tha ai.
Kryeparlamentari Veseli u premtoi pensionistëve se në të ardhmen do të shtojnë kujdesen institucionale ndaj tyre, duke vlerësuar lart kontributin e tyre dhënë për ndërtimin e shtetit.
Kryetari i Shoqatës së Pensionisteve, Shaban Kajtazi, pasi falënderoi Veselin për vizitën, kërkoi nga ai që të përpilohet një ligj gjithëpërfshirës për pensionistët, invalidët dhe dëshmorët e luftës, përderisa vlerësoi që deri tani janë bërë ndryshime pozitive në lidhje me statusin e pensionistëve.