Veseli: Dekada e dytë e shtetit, dekadë e transformimit ekonomik

Prishtinë | 18 Shk 2018 | 12:51 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në fjalimin e tij në seancën solemne për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka thënë se dekada e dytë e shtetit kërkon më shumë punë e përgjegjësi.

Në këtë drejtim, ai renditi transformimin ekonomik, si angazhimin kryesor të institucioneve të vendit.

“Sfida e transformimit ekonomik të vendit është më e lehtë se çlirimi dhe ndërtimi i shtetit. Duhet të veprojmë për të krijuar kushtet e një ritmi tjetër, shumë më të shpejtë e përmbajtjesor të zhvillimit ekonomik. Dekada e dytë e pavarësisë, duhet të jetë dekada e mirëqenies ekonomike të qytetarëve të Kosovës”, tha ai.

Ndër të tjera, në fjalimin e tij ai tha: “10 vjet më parë ishin pak ata që besonin se mund ta bënim shtetin. Ia dolëm sepse e dinim çfarë donim. Ushtria Çlirimtare me Adem Jasharin dhe Lëvizja Paqësore me Ibrahim Rugovën janë sinonim i kësaj lirie. Kosova është obligimi ynë. Kemi ndërtuar një shtet demokratik funksional efektiv. Kosova sot është shtëpia e sigurt për të gjithë qytetarët, pavarësisht dallimeve që ata kanë. Ekonomia është në zhvillim. Kemi ndërtuar raporte të shkëlqyeshme me fqinjët, me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë”, raporton Ekonomia Online.

 

Të ngjashme