Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi pritet që të procedohet para seancës solemne për 10-vjetorin e pavarësisë, raporton Ekonomia Online.
“…po presim ta procedojmë para seancës solemne të pavarësisë”.
Seanca solemne është paralajmëruar të mbahet të dielën. Këto deklarime ai i bëri pas takimit të zhvilluar nga liderët politik me shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova.
Ndërsa kryeministri, Ramush Haradinaj, nuk ka dashur që të komentoj pas takimit.
Në takim ishin edhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli si dhe zëvendëskryeminsitri dhe kreu i Nismas, Fatmi Limaj.
Poashtu edhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, Ismet Beqiri dhe Avdullah Hoti nga LDK-ja si dhe Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa.
Fillimisht Thaçi ka mbledhur në zyrën e tij të gjithë liderët e partive politike. Ata nuk kanë komentuar përfundimet e takimit që kanë mbajtur në Presidencë.
Gjatë ditës President Thaçi dhe ai i Malit të Zi, Filip Vujanoviq kanë dalë me një deklaratë të përbashkët për rishikimin e demarkacionit.