Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe njëherit kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka qëndruar për vizitën në Plavë e Guci.
Ai gjatë kësaj vizite ka dorëzuar një koleksion librash në shtëpinë e kulturës që sapo është ndërtuar në Vuthaj si donacion.
Veseli tha se po e dorëzon këtë ndihmesë simbolike për një trevë që përballë shumë stuhive të historisë ka ruajtur me nder identitetin kombëtar.
“Edhe pse të ndarë prej malesh të larta, lidhja me Kosovën ka qenë dhe do mbetet shumë e fortë”, tha Veseli.
Ky është postimi i tij i plotë:
Gjatë vizitës në Plavë e Guci, dorëzova një koleksion librash për shtëpinë e kulturës së sapondërtuar nē Vuthaj si donacion nga Kuvendi i Kosovës. Kjo është një ndihmesë simbolike për këtë trevë qe përballë stuhive të historisë, ia ka dalë ta mbrojë me nder identitetin kombëtar dhe traditën tonë. Edhe pse të ndarë prej malesh të larta, lidhja me Kosovën ka qenë dhe do mbetet shumë e fortë.