Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i shoqëruar dhe nga ministri Kujtim Gashi, me rastin e 20-vjetorit të Epopesë së Vrrinit, ka vizituar familjet e heronjve Xhevat Berisha dhe Agim Shala.
Veseli përmes një postimi në Facebook ka thënë se Beteja e Vrrinit do të shënohet në faqet e lavdishme të historisë së Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Postimi i plotë i Veselit:
Në nderim të 20 vjetorit të Epopesë së Vrrinit, sot vizitova familjet e heronjve të Kosovës, Xhevat Berisha dhe Agim Shala.
Beteja e Vrrinit do të shënohet në faqet e lavdishme të historisë së Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.