Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë, Oliver Varhelyi është pritur në takim nga kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, raporton Ekonomia Online.
Në këtë takim, Veseli ka qenë i shoqëruar me sekretarin e pëgjithshëm, Uran Ismaili, deputetët Enver Hoxhaj dhe Blerta Deliu-Kodra.
Veseli e Varhelyi kanë diskutuar për aktualitetin politik, me theks të veçantë anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.