Kandidati i PDK-së për kryeministër, Kadri Veseli ka takuar qytetarë të Prishtinës që kanë blerë banesa, por ende nuk e posedojnë pronësinë e tyre.
Por sipas Veseli me planin e kundër korrupsionit do t’i japin fund ankthit të dhjetëra mijëra qytetarëve që kanë blerë prona, por ende nuk e posedojnë pronësinë e tyre.
Postimi i plotë i Veselit:
Sot u takova me qytetarë të Prishtinës që para shumë vjetësh kanë blerë banesa, por ende nuk e posedojnë pronësinë e tyre. Ata paguajnë taksa për këto prona, por ende nuk ua japin fletët poseduese për to. Pra, nuk mund t’i gëzojnë plotësisht banesat që kanë blerë me kursimet e punës së tyre dhe, pa fletët poseduese, nuk kanë mundësi as t’i shesin për të blerë ndonjë më të madhe, tani që u është rritur familja.
Madje, ato banesa nuk u pranohen as si hipotekë për të marrë kredi dhe për të investuar në diçka tjetër.
Atyre u premtova se me përshpejtimin e procedurave të legalizimit për banesat e tyre, brenda dy vjetësh do të ndjehen vërtet zot shtëpie brenda tyre. Me Planin Kundër Korrupsionit do t’i japim fund ankthit të dhjetëra mijëra qytetarëve që kanë blerë prona, por ende nuk e posedojnë pronësinë e tyre.
Shpërndajeni te miqtë tuaj që kanë probleme të ngjashme me pronat e tyre!