Kryetari i komunës së Obiliqit , Xhafer Gashi, së bashku me bashkëpunëtorët e tij dhe me kryeparlamentarin Kadri Veseli, bëri homazhe para lapidarit të dëshmorëve të familjes Rama dhe Halimaj.
Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka thënë se përvjetorët si ky na kujtojnë se e kemi obligim shtetndërtimin e vendit.
” Përvjetorët e dëshmorëve na bëjnë që përveç krenarisë të kujtojmë sa kemi obligime në shtetndërtimin e vendit tonë, për të cilin ata u flijuan” ka thënë ai.
Familja të ndihet përherë krenare ndërsa ne t’i përkujtojmë dhe nderojmë për mot.
I pranishëm ishte edhe kryeparlamentari Veseli, i cili shprehu mirënjohjen e tij për familjet e dëshmorëve ndërsa ka pranuar që u takon atyre të punojmë për shtetin dhe institucionet e tij.