Rrjeti i OJQ-ve AVONET, si monitorues i Kuvendit të Republikës së Kosovës shpreh shqetësim që
deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk tregojnë përgjegjësi që të jenë prezent në seancat plenare, sot me
shumë vështirësi po zhvillohen punimet e seancës së Kuvendit në mungesë të deputetëve.
AVONET, kërkon nga deputetët si përfaqësues të popullit që të tregojnë përgjegjësi ndaj votës që
kanë marrë dhe të përfaqësojnë zërin dhe të kontribuojnë në përmirësimin e jetës.
Poashtu kabineti i qeverisë Haradinaj nuk janë prezentë në mbledhjen e Kuvendit me përjashtim të
katër ministrave.
AVONET, kërkon nga kryetari i Kuvendit të Kosovës z. Kadri Veseli, që të merr masa ndaj kësaj
dukurie, që tashmë është bërë shprehi.