Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar sot kompanitë përpunuese në Vushtrri “Vipa Chips” dhe “Loni Dekor”.
Edhe në këto vizita ai ka përcjellë mesazhin e tij se do të angazhohet që si kryeministër të luftojë korrupsionin.
Ai thekson se vetëm një luftë kundër korrupsionit do të ndikojë qe sektori privat të rritet dhe kështu të hapen edhe vende të reja puna.
Ky është postimi i tij i plotë:
Kam vazhduar edhe sot me vizita në disa prej bizneseve të sukseshme në rajonin e Vushtrrisë, Vipa Chips dhe Loni Dekor, të cilat megjithë vështirësitë kanë arritur të zhvillohen me sukses.
Theksova se një ekonomi e ndershme dhe e zhvilluar mbështetet tek sektorin privat i cili nuk mund të lulëzojë nëse ka korrupsion.
Ne do ta luftojmë korrupsionin në mënyrë që bizneset në Kosovë të zhvillohen edhe më shumë dhe ta ndjejnë përkrahjen e shtetit.
Me luftën tonë kundër korrupsionit – gjërat do të bëhen edhe më të lehta për bizneset. Edhe në planin ekonomik për Kosovën që do të bëhet publik së shpejti, gjithçka fillon me luftën kundër korrupsionit.