Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli në Ditën ndërkombëtare për mbrojtjen e fëmijëve tha se në këtë ditë duhet rikujtuar edhe njëherë përgjegjësinë që kanë si liderë t’u garantohet siguria brezave të rinj.
Veseli në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se ende dëgjojnë zëra nga Beogradi që kërcënojnë shtetin tonë dhe fëmijët tanë.
“Ende dëgjojmë zëra nga Beogradi që kërcënojnë shtetin tonë dhe fëmijët tanë. Në Ditën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve, duhet rikujtuar edhe një herë përgjegjësinë që kemi si liderë t’ua garantojmë sigurinë brezave të rinj, që kurrë më të mos përsëritet e kaluara dhe të jetojmë në paqe, të gjithë fëmijët në këtë nënqiell”, shkruan Veseli.