Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është liruar për vizitë në Kosovë nga Gjykata Speciale.
Sipas zëdhënëses së Dhomave të Specializuara, Angela Griep, ish-kryetari i Kuvendit është liruar për t’i vizituar familjarët e ngushtë.
Bëhet fjalë për babanë e tij që ndodhet në spitalin e Mitrovicës “Dr. Sami Haxhibeqiri”, pasi gjendja e tij shëndetësore është jo e mirë.
Klan Kosova mëson se ai ka pësuar sulm në tru dhe se tani është i shtrirë në spitalin e neurologjisë.