Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-luftëtatares së UÇK-së, Fitnete Ramosaj.
Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Fitnese Ramosaj do të mbetet gjithmonë shembull i gruas shqiptare, që përkrah burrave, ishte aty ku e kërkonte ëndrra jonë e madhe për liri.
“Fitnete Ramosaj, zëri emblematik i luftës sonë çlirimtare, u nda nga ne. Vetëm fizikisht, sepse në kujtesën e bashkëluftëtarëve dhe të mbarë kombit, do të mbetet gjithmonë shembull i gruas shqiptare, që përkrah burrave, ishte aty ku e kërkonte ëndrra jonë e madhe për liri. Ngushëllime familjes dhe gjithë bashkëluftëtarëve që patën fatin të luftojnë me të për atdheun tonë”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.